Gazeta raportoi mbrëmë për një aksident me fatalitet që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjilan, ku një person i moshuar ka humbur jetë pasi u godit nga një veturë. Shoferi i dyshuar tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërsa të afërmit viktimës ka njoftuar për vdekjen e tij.
I ndjeri Emerllah Borovci, 79-vjeçar u godit nga i dyshuari për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
https://botapress.info/shokuese-arrestohen-5-vellezer-ne-prishtine-ja-cka-bene/
Viktima ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo nuk kishte arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.
Ky lajm ka pikëlluar familjen dhe të afërmit, të cilët kanë bërë me dije se viktima do të varroset sot, në Gjilan.
“Njoftim mortor!
– Ju njoftojme qe pas nje aksidenti tragjik ka humbur jeten bashkefshatari yne, Emerllah Hysen Borovci (Baci Tah), ne moshen 79 vjecare.
Vorrimi i te ndjerit behet me Iqindi ne varrezat e qytetit te Gjilanit.
Familja Bajraliu i shprehin ngushellime familjes se te ndjerit Bacit Tah dhe te gjithe bashkefshatareve e miqve nga Terstena, Kamenica dhe Gjilani”