Policia e Kosovës ka konfirmuar vetëaksidentin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, por përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
LEXO EDHE:
Escobar për Asociacionin: Nuk duam një Republika Sërpska të re
“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë ai për gazetën.
Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.