Përmbytjet vijuan edhe gjatë natës në Romagna të Italisë, veçanërisht në zonën e Ravenës. Gjatë natës, Bashkia e Ravenës ndërhyri, me mbështetjen e policisë lokale, duke informuar qytetarët e Villanovës, duke i ftuar ata të shkojnë në katet e sipërme, duke I ndihmuar atyre që nuk kishin mundësi të hynin në katin e parë të qendrës qytetare apo strehim në Kinemaciteti.
Evakuimet vijojnë ende edhe në Castel Bolognese, gjithashtu në provincën e Ravenës, ku ka pasur problem me mungesën e ujit të pijshëm.
Bashkia shpërndau ujin ku të mundej dhe në sallën e sportit mbërriti një cisternë.
Si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 9 persona dhe sipas autoriteteve për fat të keq numri mund të rritet./Botapress.info/