Një autobus i cili po shkonte drejt Austrisë, është përfshirë nga flakët në një autostradë në Kroaci pak paar orës 13:00 të së mërkurës.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, në autobus ndodheshin 17 pasagjerët janë shpëtuar shkruan Telegrafi, përcjell Botapress.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur zjarrfikësit nga njësitë e Zjarrfikësve të Zagorjës të cilët kanë shuar zjarrin. Policia ka bërë të ditur se zjarri është shuar në orën 13:33.
17 pasagjerët në autobus nuk pësuan lëndime.
Ata më pas u transferuan në një autobus tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Austrisë.