Një 35 vjeçar me shtetësi italiane, i cili raportohet të jetë shqiptar, është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Merdares, pasi të njëjtit i është gjetur në bagazhin e automjetit një fanellë me simbolet e UÇK-së.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, E.E, po udhëtonte me automjet të tipit Pezho dhe po hynte në territorin e tyre nga drejtimi i Kosovës.
Mediat serbe raportojnë se atij i është caktuar masë e ndalimit deri ne 48 orë mbi pretendimet për nxitje të urrejtjes.
Kjo ministri megjithatë nuk ka specifikuar nëse arrestimi ka ndodhur para ose pas ndeshjes së futbollit mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Shqipërisë, e cila përfundoi me rezultatin 1:0 për Shqipërinë.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike