Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiku ka deklaruar të martën se nëse nuk përmirësohen dhe plotësohen kushtet e mjekëve, atëherë pas 1 janarit të vitit 2023, disa klinika edhe mund të mbyllen.
Nëse ndodh largimi i profesionistëve shëndetësor, Haxhiu shprehet se mund të mos ofrohen disa shërbime as në sektorin publik e as në atë privat, transmeton Botapress.
“Nëse nuk përmirësohen kushtet e tyre të punës, nuk përmirësohet pagat, frikësohem shumë që pas 1 janarit 2024, kur bëhet liberalizimi i vizave, kur mjekët do të kenë mundësi të shkojnë vetë dhe të krijojnë kontakte, por jo vetëm ata po edhe profesionistët tjerë shëndetësor mund të jemi në situatë që pas disa viteve klinika të caktuar mund të mbyllen, dhe për shërbime të ndryshme të mos kemi fare specialist as në sektorin publik e as privat”, u shpreh ligjvënësi opozitar në Tëvë1.
Ai kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë të strategjisë në fushën e shëndetësisë.
“Kjo nuk guxon me na ndodhë. Kam paralajmëruar MSH, dhe i bëjë thirrje që të ulemi të gjithë së bashku të ulemi dhe të bëjë një strategji. Kjo Qeveri s’ka strategji për shëndetësinë dhe si mund të presësh rezultate kur ti nuk ke prioritete, vizion e cilat janë problemet”, tha ai, teksa u theksoi se shqetësimet e ngritura nga deputetët opozitarë po injorohen nga pushteti./Botapress.info/