Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pasi blloku A5 i Termocentralit Kosova A ka dalë sërish jashtë funksionit, transmeton Botapress.info
Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se pushteti “do me i qitë në komë ndërmarrjet publike”.
“Ministrja e pat cilësu dhuratë kthimin në punë të bllokut A5, doli të jetë dhuratë se vetëm dhuratat zgjasin kaq pak. Për qendrushmëri duhet punë konsistente – don me ju shku mandati pa e kuptu këtë gjë.”, ka shkruar tutje ajo.
Ndërkaq në media u raportua se blloku A5 sërish është jashtë funksionit.
Lajmi që u prezantua me pompozitet nga Qeveria e Kosovës se më në fund është kthyer në funksion blloku A5 i Kosovës A, po del të jetë vetëm një marketing për t’iu shpëtuar kritikave.
Ishte Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila me 7 maj shkroi në Facebook se “dhuratë më të mirë” se lajmi që njësia A5 e Kosovës A në KEK është rikthyer në funksion, nuk ka marrë për ditëlindje, por burimet e AP-së tregojnë se blloku sërish është jashtë funksioni. /Botapress.info/