Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, kanë kryer dhe një aksion ku kanë arrestuar 5 persona të cilët dyshohen për ‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Operacioni ishte zhvilluar në tri komuna të vendit, në Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Po ashtu janë sekuestruar 3 revole, një armë automatike AK-47, një pushkë rekreative, dhe disa pajisje elektronike.
Aksioni është zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale.
Drejtoria Kundër Terrorizmit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve disamujore, ka ndërmarrë operacion policor në gjashtë lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, për zbatimin e urdhëresës për kontroll, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. Si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste, sipas nenit 134 të KPRK-së’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas nenit 366 të KPRK-së, janë arrestuar pesë persona të dyshuar (L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.), ndaj të cilëve janë duke vijuar procedurat ligjore.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen pesë (5) persona të dyshuar për ‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste dhe
‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’
Drejtoria Kundër Terrorizmit, në koordinim me Prokurorinë Speciale, pas hetimeve
disamujore, sot, me datën 15/05/2023, ka ndërmarrë operacion policor në gjashtë
lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit, për zbatimin e urdhëresës për
kontroll, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘shtytje në
kryerjen e veprës terroriste, sipas nenit 134 të KPRK-së’ dhe ‘mbajtje në pronësi,
kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas nenit 366 të KPRK-së, janë
arrestuar pesë persona të dyshuar (L. B., B. V., E. B., A. H. dhe A. S.), ndaj të cilëve
janë duke vijuar procedurat ligjore.
Të dyshuarit e lartcekur janë të njohur për Policinë e Kosovës, si të dyshuar për
përfshirjen e tyre të mëparshme në disa vepra tjera penale në rajonin e Pejës.
Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar:
∙tri (3) revole,
∙një armë automatike AK-47,
∙një armë rekreative pneumatike,
∙pajisje elektronike dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin./Botapress.info
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit ndalohen në ndalim
policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve.