Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilaktu, tha se vendi i tij ka qëndrim konsistent për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se “Qiproja respekton integritetin territorial si të Serbisë ashtu edhe të të gjitha vendeve tjera”.
“Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës është parimor dhe konsistent, dhe jo vetëm sepse kemi një problem të ngjashëm. Për të qenë të besueshëm, duhet të udhëhiqemi nga qëndrime konsistente dhe parimore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.
LVV kritikon Lajçakun një ditë para takimit në Bruksel: Ta ketë parasysh se kjo nuk kalon
“Pavarësisht nga pasojat ekonomike apo të tjera, shtetet nuk duhet të marrin vendime nën presion”, tha ai, i cili është në fund të mandatit të tij diplomatik, transmeton Paparaci.
Ai shtoi se Qiproja, në përputhje me politikën e BE-së, mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe së bashku me anëtarët e tjerë insiston në zbatimin e plotë të dispozitave që kanë të bëjnë me komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Qiproja është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe së fundmi votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës./Botapress.info/