Ashtu siç patën paralajmëruar, këngëtarët Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj kanë publikuar duetin e ri. “2 Shotsa” mban titullin kënga e tyre që flet për dashurinë.
Për tekstin janë kujdesur vet Luizi, Donaldi dhe vëllai i tij, Romeo. Kjo është kënga e parë që Luizi publikon pas daljes nga shtëpia e Big brother VIP Albania, si fitues i edicionit të dytë.