Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hapësirat e fabrikës së Mercedes-Benzit në Sindelfingen të Gjermanisë, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë humbur jetën dy persona, transmeton Botapress.info
Siç raporton mediumi gjerman Bild, autori i sulmit kishte cak t’i qëllojë drejtuesit e ekipit, teksa arma është shkrepur në zonën e zyrës së drejtuesit të ekipit.
Raportohet se autori është një 53-vjeçar, punonjës i jashtëm i një kompanie logjistike.