Keqpërdorimi i praktikantëve në Trepçë është rikthyer në temë së fundi. Këta punëtorë që u dakorduan për punë praktike, nuk morën pagesën që u takonte.
Lidhur me këtë çështje, ka folur kreu sindikalist i punëtorëve privatë kosovarë, Jusuf Azemi.
Azemi, në një paraqitje për lajmi.net, ka thënë se nëse praktikantëve nuk u kryhet pagesa prej 100 eurove, çështja shkon në gjykatë.
Lajçak mbërrin në objektin e Qeverisë së Kosovës, nis takimi me Kurtin
“Nuk kanë kah t’i bijnë. Nëse nuk ju bëhet pagesa prej 100 eurove, shkojmë deri në gjykatë”, ka thënë veç tjerash Azemi, paraqitjen e të cilit mund ta shihni në videon e mësipërme./Botapress.info/