Gazeta raportoi sot për një rast të trafikimit me njerëz që u zbulua pas hetimeve disa mujore të Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë. Policia ka arritur të identifikojë me disa persona të dyshuar për trafikimin e tri vajzave dhe ofrimin e shërbimeve seksuale. Njëri prej tyre tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, teksa një tjetër gjendet akoma në arrati. Por kush janë të dyshuarit?
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë Blerim Ismajlin, i cili është ndaluar dhe Ermal Haliti, që ende nuk është kapur, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Kurse dy të dyshuarit e tjerë janë Mehmet Sejdijaj dhe Agron Meziu, që dyshohet se kanë shfrytëzuar ose mundësuar shërbimet seksuale viktimave të trafikimit.
“Lëre humorin katunaresk” – Ramabaja i kthehet Mirenes, përplasen për Martin Berishajn
Rasti dyshohet të ketë ndodhur për disa muaj me radhë dhe viktima janë tri vajza, të moshave, 17, 19 dhe 21-vjeç, që dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht nga të dyshuarit, në Skenderaj.
Teksa rasti po hetohet, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e të dyshuarit të parë, Blerim Ismajlit. I njëjti është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.
Edhe Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa s’janë dhënë më shumë detaje.
“Skenderaj, Janar-Prill 2023. Më 08.05.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur me lartë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”