Një grua është gjetur pa shenja jete të shtunën në banesën e saj në Gjilan, transmeton Gazeta Botapress.info
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Ndërkaq, trupi i pajetë i saj është dërguar në IML për obduksion.
”Gjilan 06.05.2023-02:05. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion,” thuhet në raportin e Policisë. /Botapress.info/