Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, vitin e kaluar ka blerë një banesë në vlerë 78 mijë euro, të cilën e ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Po ashtu në pronësi të përbashkët e ka të deklaruar shtëpinë në vlerë prej 180 mijë euro, dhe një shtëpi në pronësi të bashkëshortit, në vlerë 65 mijë euro.
Martin Berishaj, i dyshuar për lidhjet korruptive me GEN-I serb, nuk e deklaron pasurinë
Ndërsa i ka të deklaruara edhe akcione 100% në emër të saj në kompaninë MKL International, me kapital 1 mijë euro.
Rreth 100 mijë euro i ka të deklaruara kredi ndaj bankave. Ndërsa paga vjetore bashkë me mëditje i ka të deklaruara rreth 28 mijë euro.
![No description available.](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/344142606_157356743963650_7211539311706691398_n.png?_nc_cat=111&ccb=1-7&_nc_sid=ae9488&_nc_ohc=3KwyA9GAJawAX9vdwy4&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=03_AdS6_YTSwC9uB1FaslPzsoXmXhbD3kzZlHePcQVVOvCuog&oe=647CBB0F)