Kjo pasi siç tha ajo, në këtë mënyrë zhbllokohen mjetet vetanake të komunave. Më pas, ajo u shpreh se LVV-ja do ta mbështesë këtë kërkesë, e më pas të vazhdohet me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ne do ta mbështesim kërkesën dhe natyrisht në procedurë të shpejtë të bëjmë plotësim ndryshimin e projektligjit pasi ta sjell ministri, në mënyrë që të zhbllokohen mjetet e komunave, por edhe që të procedojmë me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, u shpreh ajo gjatë seancës së sotme plenare.
Negociata për kryetarët e Veriut? Vuçiq kërcënon me krizë, BE kërkon të mos japin betimin
Reagimi i saj vjen pasi LDK-ja tregoi se nuk do të votojë për asnjë rend të ditë, pa dalë ministri i Financave, Hekuran Murati e të zotohet se do t’i zhbllokojë mjetet vetanake të komunave.
“Nëse ministri [Hekuran Murati] del dhe zotohet se do t’i zhbllokojë mjetet vetanake të komunave të Kosovës, ne do të votojmë për”, tha deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi.