Kur kanë mbetur fare pak kohë deri të takimi i rëndësishme në Bruksel, analistët politik kanë filluar talljet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Meqenëse tema kryesore e këtij takimi pritet të jetë prezantimi i draft-statuti të Asociaciinit të Komunave me Shumicë Serbe, ata ia kanë rikujtuar kryeministrit qëndrimet kundërshtuese që dikur i kishte ndaj Asociacionit.
Supremja jep arsyetimin për lirimin nga akuza të Naser Pajazitajt: Nuk ka prova të drejtpërdrejta
Në profilin e tij në “Facebook”, analisti Imer Mushkojal ia ka rikujtuar Kurtit sloganin e famshëm të LV-së për Asociacionin.
“Zajednica nuk kalon”, ka shkruar Mushkolaj.
Kurse, gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me kryeministrin, duke i kërkuar atij që të mos kthehet nga Brukseli pa realizimin e bashkimit kombëtar.
“Albin o vella, ru’se gabon kthehesh pa bashkim kombetar! Ok?”, ka shkruar Kajtazi.
Takimi i sotëm, i cili do të fillon në ora 18:00, do të jetë takimi i tretë i nivelit të lartë që është realizuar këtë vit.
Në takimit e parë të këtij viti, më 27 shkurti, ishte arritur pajtimi i Kosovës dhe Serbisë për Planin e BE-së. Ndërsa, në takimin e dytë, më 18 mars, i cili është mbajtur në Ohër, palët janë dakorduar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes.