Kushte relativisht stabile po parashihen në vend ditëve të ardhshme. Ditën e enjtë vransirat fillojnë të shpërndahen, e do të ketë më shumë intervale me diell në pjesë të vendit. Temperaturat maksimale shënojnë një rritje deri në 15C e 18C, derisa ato minimale në mëngjes zbresin në 5C e 8C. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 5-9m/s.
Mundësi për riga lokale shfaqen me kalimin e vransirave mëngjesin e hershëm të ditës së premtë, kryesisht në lindje të vendit. Ditën më pas nuk mungojnë intervale me diell, e temperaturat shënojnë një rritje deri në 18C, lokalisht prej 20C. Më shumë vransira kalojnë ditën e shtunë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë lokale shiu të zhvillohet orëve të hershme të mëngjesit. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 15C. Të dielen nuk shfaqen kushte për të reshura, por se do të ketë alternime në mes vransirash dhe intervaleve me diell, pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave. Temperaturat shkojnë deri në 17C e 18C. Të hënën sërish pritet të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje deri në 18C e 19C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 3C e 7C. Era frynë kryesisht nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, më e theksuar ditën e shtunë.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing