Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka qëndruar dje gjatë ditës në Prizren përgjatë një vizite që ka zhvilluar në një gjimnaz privat.
Në një postim në Twitter, Rohde ka thënë se mësimi i gjuhës gjermane është bërë një trend lulëzues në Kosovë.
“Mësimi i gjuhës gjermane është një trend lulëzues në Kosovë. Shumë faleminderit partnerëve të Gjermanisë Loyola Gimnasium për ftesën që më kanë bërë në Shtëpinë e tyre të Hapur”, ka shkruar Rohde.
Gjermania është një prej shteteve ku kosovarët shkojnë me të madhe për të punuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë.
Një prej kushteve kryesore është të mësuarit e gjuhës gjermane, gjë për të cilën kosovarët shpenzojnë edhe shumë para nëpër kurse private. /Botapress.info/