Gazetari Astrit Gashi, ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë aktuale por edhe të qeverive të kaluara, duke thënë se, me të dyja palët po fiton vetëm korrupsioni.
Kështu ka deklaruar Gashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ndër tjerash është shprehur se, pushteti aktual, siç ka thënë ai, po vjedh me tendera njëburimorë, për të mos i lënë të tjerët të vjedhin më.
Postimi i plotë:
PO ata kane vjedhe me tendera te hapur. E kane humbur pushtetin edhe per kete. E kemi evidentuar.
PO keta po vjedhin me tendera njeburimor, per te mos i lene ATA te vjedhin me. Keta po e shtrojne rrugen per te humbur apo te pakten zbehur pushtetin. Po e evidentojme.
Me ATA e me KETA, po fiton vetem korrupsioni! /Botapress.info/