Në batutë është kthyer një deklaratë e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili tha se në kohën kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ishte arrestuar nën dyshimet për korrupsion, ia kishte dërguar një picë në stacion policor.
“Me kërkesë të familjes ia pata dërgu një picë në stacion policor, si humanist që jam. S’pendohem që ia kam dërgu. S’kish hangër prej mëngjesit”, tha Haxhiu.
Pica dhe nxjerrja nga burgu, Bekim Haxhiu flet për historinë e tij me Armend Mujën
Me të përfunduar fjalën, kryeparlamentari Glauk Konjufca iu drejtua Haxhiut me nënqeshje, duke thënë se s’është në traditën e shqiptarëve të mburren me një picë.
“Për besë nuk është në traditën e shqiptarëve Bekim me u mburrë me një picë, s’përmendet ajo punë”, tha Konjufca.