Ish-Zëvendësministri për Kthim, Milazim Gashi që është edhe kryetar i Bordit të IAMN, ka akuzuar shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes se ka komunikuar me Millan Radojqiçin, nënkryetar i Listës Serbe, por aktualisht edhe në kërkim nga drejtësia kosovare së paku për rastin e njohur si “Brezovica”. Emri i tij përmendet edhe në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç.
“Aktorët e Vetëvendosjes kanë biseduar edhe me Millan Radojqiçin. Po e fshih atë muhabet”, ka thënë Gashi në Speciale në Klan Kosova.
I pyetur se kush ka biseduar me Radojqiçin, të cilin Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti haptazi e denoncojnë si kriminel, Gashi ka dhënë një emër.
“Aktorët e Vetëvendosjes… Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosej, Mimoza Kusari ka biseduar me Millan Radojqiçin. Dihet ajo, e din ajo kur e ka thirr e kur kanë komunikuar”, ka thënë tutje Gashi.
Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinovic, i njohur si ‘baba i urës së Ibrit’.