Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka injoruar debatin për arrestimin e Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit, ani pse seanca është thirrur pikërisht për këtë çështje.
Përveç në fillim të fjalës kur e përmendi që Krasniqi është pezulluar mbrëmë nga pozita e Kryeshefit, Rizvanolli s’foli më shumë për këtë rast, raporton Botapress.
Në vend të kësaj, ajo filloi të fliste për “sukseset” e KEK.
“KEK e ka mbyllur vitin 2022 me shumë suksese, duke përfshirë këtu fitimin rekord prej 107.7 milionë euro, me një plan të realizuar në masë prej 97përqind të prodhimit të planifikuar që është shumë I lartë, duke marrë parasysh tyë gjitha sfidat dhe krizat energjetike”, tha Rizvanolli.
Ministrja dhe se ky vit dhe dy vitet e ardhshme, do të jenë periudhë kritike për KEK’un dhe sektorin e energjisë me investimet që do të bëhen.
“Sivjet dhe në dy vjetët në vijim, jemi në periudhë kritike në KEK dhe sektorin e energjisë. Investimet që po bëhen e që do të bëhen, do të sigurojnë që për 20 vitet e ardhshme termocentralet tona të jenë jo vetëm në funksion, por shumë më të sigura për të evituar prishjet e shpeshta”, tha Rizvanolli./Botapress.info/