Partisë në pushtet i ka dalë punë shpesh me media dhe analistët politik duke i atakuar. Kësaj radhe ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba i cili është marrë me gazetarë e analistë për atë se si po flasin me studio televizive, dhe se si i kanë parë zhvillimet e fundit në veri pas zgjedhjeve të 23 prillit.
Ai ka prej gjashtë fotografive, ku paraqiten analistët Halil Matoshi, Valon Syla, Baton Haxhiu e Albert Krasniqi, të cilët kanë kritikuar zgjedhjet në veri.
Sipas Zybës, asnjëri prej të lartëcekurve nuk kanë folur ndonjë gjë në lidhje me organizimin kriminal të Listës Serbe.
“Vetëm disa nga reagimet ndaj mbajtjes së zgjedhjeve në veri dhe bojkotit të tyre nga Lista Serbe. Në studiot televizive: Njëri i quan zgjedhjet e pavlefshme; Tjetri bën thirrje për zgjidhje politike. Njëri i krahason me zgjedhje të Milosheviqit; Tjetri, flitet për mungesë të legjitimitetit. Asnjëri asnjë reagim ndaj organizimit kriminal të Listës Serbe dhe për ndërhyrjet e Serbisë.” , ka shkruar Zyba./Botapress.info/