Kanë mbetur edhe një javë nga takimi i radhës i nivelit të lartë në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ishte zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ai i cili javën e kaluar konfirmoi se takimi do të zhvillohet me 2 maj.
Në këtë takim të nivelit të lartë pritet të diskutohet do të diskutohen zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, miratimi zyrtar i deklaratës për personat e zhdukur dhe se draft statuti për Asosacionin.
Kryeshefi i VV-së në KEK që u arrestua për korrupsion posedon edhe kriptovaluta
Kështu bëri të ditur emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Facebook dje, ku tha se Kurti e Vuçiqi duhet të përgatiten për takimin e dy majit.
“Me takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj, kjo është një kohë e përgatitjeve intensive. Si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë një takim i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj. Agjenda do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, prezantimin e draft Statutit të parë të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi menaxhues dhe çështjet aktuale. Prandaj ne presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit”, shkroi Lajçak.
Partnerët amerikan dhe evropianë i kanë kërkuar Kosovës që deri më 2 maj ta ketë gati një propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, datë kjo kur pritet që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.
I Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar theksoi javën e kaluar se nga ky takim pret që të ketë propozime iniciale për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka vlerësuar se tashmë ka ardhur koha për themelimin e Asociacionit.
“Ne presim propozime fillestare për formimin e Asociacionit, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura”, ka thënë Escobar.
Edhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se tani është koha që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“Jam i kënaqur që ata po planifikojnë të takohen më 2 maj. Është e qartë se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Shpresoj që do të pasojë përparimi i plotë dhe i qëndrueshëm në dialog”.
Ndërsa i gatshëm për këtë takim është shprehur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka shtuar se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në plotëni dhe pa vonesa.
“Gjithmonë jam gati për takime të nivelit të lartë të cilat organizohen me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe takimi i radhës do të mbahet në Bruksel, si zakonisht, me ç’ rast duhet të diskutohet se si edhe marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Zbatimit nga Ohri, që është pjesë integrale, do të zbatohen pa vonesa e në plotëni, tha kryeministri i vendit.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nevojiten bisedime të vërteta me shqiptarët.
“Ajo që ne do të insistojmë është një dialog i vërtetë, ose doni të dëgjoni serbët, dhe ajo që ju e konsideroni dialog është kur ju pesë vini dhe thoni merre ose lëre, ndryshe do ta bëjmë, nuk di çfarë të bëjmë nëse nuk e merr, ky nuk është dialog dhe të çon drejtën në pasoja të tilla, ne na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët, duhen bisedime reale me evropianët, ne duhet të jemi në rrugën evropiane, por duhet të kemi një dialog të vërtetë dhe biseda reale për çështjet tona kombëtare dhe shtetërore”, deklaro Vuçiq.
Kujtojmë se në takimin e fundit në Ohër, Kurti dhe Vuçiq janë dakorduar për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, e cila është arritur më 27 shkurt, sipas Propozimit Evropian./Botapress.info/