Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer bastisje në dy lokacione në Prishtinë dhe në Gjakovë, me ç’rast janë kapur sasi e madhe e drogës, armëve e provave të tjera materiale dhe janë arrestuar tre persona.
Këtë e kë bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media, ku thuhet se janë sekuestruar 2 kg e 350 gr. kokainë në vlerë të rreth 90 mijë eurove dhe 3 kg e 696 gr. marihuanë në vlerë të rreth 5 mijë e 500 eurove.
![foto.1 1](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/04/foto.1-1-1024x782.jpg)
Po ashtu gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe një kallashnikov, shtatë pistoleta, 1 mijë e 645 euro para të gatshme dhe tri vetura.
![foto.2](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/04/foto.2-768x1024.jpg)
Tre të dyshuarit, dy burra dhe një grua, janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.