Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me Ligjin mbi Tatimin në Pronë.
Sipas Hotit, ky projektligj do ti bëjë lëmsh komunat.
‘’Sot shqyrtohet në Komisionin për Buxhet projektligji për ndryshimin/plotësimin e Ligjit të Tatimit në Pronë. Ky projektligj do t’i bëjë lëmsh komunat. Ligji që është në fuqi është punuar gjatë me ekspertë suedez të mbështetur nga qeveria suedeze dhe i plotëson të gjitha standardet e nevojshme për administrim të tatimit në pronë’’
Më tutje Hoti ka thënë se ky projektligj do të ketë ndikim negative në të hyrat vetanake të komunave.
‘’Si i tillë, ky projektligj do të ketë ndikim negativ në të hyrat vetanake të komunave. Do ti trefishoj normat e tatimit në pronë për prona me vlera të mëdha. Do të vendosë tatimin në parcelat e punuar që me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur punimin e tokës’’
Këta qeveritarë sikur me qenë të interesuar të shkatërrojnë çdo gjë, e jo të ndërtojnë mbi atë që është ndërtuar deri më tani dhe të përmirësojnë lëshimet e të kaluarës, ka shtuar më tutje Hoti./Botapress.info/