Kryeministri Edi Rama është shtruar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në mesnatë pas një krize akute apandesiti.
Bëhet me dije se pas kryerjes sëekzaminimeve nga mjekët në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me apandesit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apandesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekeve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Gjithashtu bëhet me dije se gjendja e kryeministrit aktualisht është e mirë.