Një tërmet ka tronditur Bosnjën dhe Hercegovinën rreth 10 minuta pas mesnatës. Sipas EMSC, magnituda ishte 4.2 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte 55 kilometra në veriperëndim të Tuzlës.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme të mundshme. Tërmeti është ndjerë edhe në shtetet përreth Bonjës, por jo aq fuqishëm sa në vendin e epiqendrës.