Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shoqëria në Kosovë duhet të maturohet dhe të pranojë mendime të lira e kundërthënëse.
Latifi thotë se në Kushtetutën e Kosovës, njerëzit janë të barabartë pavarësisht bindjeve të tyre.
“Para Kushtetutës besimtari, jobesimtari e agnostiku janë të barabartë – njerëzit s’po e kuptojnë këtë”, tha Latifi.
“Janë disa njerëz që po përhapin një interpretim të vështirë të Islamit. Ata nuk pranojnë kritikë, nuk pranojnë mënyrë tjetër të mendimit dhe kur përballesh me ta e nxjerrin kërbaçin e të sulmojnë e të ofendojnë”, shtoi ai.