Opinionisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar përsëri presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit s’ka reaguar ende rreth sulmit që i është bërë gazetarit Valon Syla.
Mushkolaj në postimin e tij në Facebook, ka thënë se mosdënimi i dhunës është pajtim me të dhe se heshtja e presidentes është e turpshme.
Ai ka deklaruar edhe se, Osmani duhet të jetë presidente e të gjithëve, përfshirë edhe e Valon Sylës, pavarësisht se a pajtohet apo jo, ajo me opinionet e tij.
Opinionisti, pos këtyre ka shkruar edhe se ‘Turpi ka emër’.
‘‘Presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur të hesht për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Ajo duhet të jetë presidente e të gjithëve, pra edhe e Valonit, pavarësisht a pajtohet me opinionet e tij. Mosdënimi i dhunës është pajtim me të. Heshtja e presidentes është e turpshme. Turpi ka emër!’’, ka thënë Mushkolaj.
Kujtojmë që gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e të martës nga tre persona në lagjen ‘Bregu i Diellit’. Aty Syla pësoi lëndime në kokë dhe në duar.
Rasti është dënuar nga institucionet e vendit, partitë politike, organizata vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga BE. Ndërkaq vetëm presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e ka dënuar sulmin. /Botapress.info.