Në ora 09:00 ka nisur dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Edhe kësaj radhe, seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon të jetë e mbyllur. Të martën, dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vazhduar dhënien e dëshmisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes në Hagë.
Punëtorët e Trepçës paralajmërojnë protesta: Po na rrezikohet jeta, duam ngritje pagash
Seancën e tanishme mund ta ndiqni live duke klikuar këtu.
Gjatë seancës së martës, dëshmitarja është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, e që po ashtu ka qenë seancë e mbyllur.
Lluka Mishetiq avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, para se te hynte dëshmitarja në sallë kërkoi që ta dorëzoi një provë të re materiale, provë e cila nuk u kundërshtua nga ZPS-ja dhe më pas u pranua nga trupi gjykues./Botapress.info/