Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur i shqetësuar për incidentin që ka ndodhur të martën mbrëma në veri të KOsovës.
Nga ky rast, një serb ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit kurse katër zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna, raporton Botapress.
“Çka po lyp në studio? Qe ku e keni Gjykatën Speciale”, Syla shpërthen në studio
Sipas Kajtazit, gjykimi i ambasadorit Hovenier ishte goxha i ashpër. Ai përmendi një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili vitin e kaluar kishte marrë vendim ta shtyjë vendimin për targat në Kosovë, pikërisht pas kërkesës urgjente të ShBA-së.
Kajtazi tregoi se Kurti kishte thënë se deri te ky vendim kishte ardhur pasi ambasada e SHBA’së e kishte informuar atë se ekziston mundësia e ndonjë rreziku në veri të Kosovës.
“Gjykimi i Hovenierit ishte i ashpër, neve na kujtohet kur kryeministri Kurti mori vendim ta shtyjë vendimin për targa, tha më ka informuar ambasada amerikane që ka rrezik. Dhe tani që del kaq i ashpër dhe kjo i bie që situata është më e ndërlikuar sesa që është paraqitur sot”, tha ai.