Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për krizën politike në vend, ku ka treguar dy skenarët e mundshëm pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, do të ketë skenar pragmatik ose skenar konfklktual.
‘’Duke parë qëndrimet e deritanishme të subjekteve politike, janë dy skenarë realistë: Skenari pragmatik: Në ditët e fundit para skadimit të afatit, bëhet një marrëveshje taktike — jo domosdoshmërisht politike — vetëm për ta kaluar fazën e konstituimit. Kjo mund të ndodhë në formën e një kompromisi minimal: p.sh. votohet kandidati i Listës Serbe, por me marrëveshje që posti të mbetet simbolik ose i kufizuar në kompetenca. Skenari konfliktual: Asnjë lëvizje nuk ndodh dhe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja. Duke parë klimën aktuale të mosbesimit, ky skenar ka marrë gjithnjë e më shumë peshë’’ thotë ai për FrontOnline.



Të tjera
Lajme
Sveçla: Goditje e fortë krimit – 26 të arrestuar dhe 150 mijë euro të sekuestruara
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal
Lajme
Reduktime të furnizimit me ujë në Podujevë për shkak të një defekti
Konsumatorët në Podujevë do të përballen
Aktuale
Irani flet për “përparim”, ndërsa Trump refuzon “shantazhin”
Kryetari i parlamentit të Iranit tha