“Do doja ta ktheja kohën pas dhe të ndryshoja gjithçka. Do doja që të mos i kisha shkatërruar jetët tona, atë të Caroline-s, të voglës dhe timen”, kështu raportojnë mediat greke se është shprehur Babis Anagnostopoulos, piloti i cili vrau gruan e tij 20-vjeçare në Greqi.
32-vjeçari u shpreh i penduar për vrasjen e bashkëshortes. Ai foli edhe për përqafimin që i dha vjehrrës së tij, përpara se të shoqërohej nga policia, për t’u arrestuar më pas për vrasjen.
“E bëra sepse isha penduar. Ndjeja dhimbje. E kam dashur gjithmonë vjehrrën time dhe do ta dua gjithmonë Caroline”.