Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka raportuar për shtrenjtim të kredive bankare në muajin e kaluar (mars), në krahasim më muajt paraprak.
Sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi në mars 2023 ka arritur në 6.5 %, përderisa në fund të vitit që lamë pas (dhjetor 2022), norma mesatare e interesit në kredi ka qenë 2.3%, raporton Front Online.
Zbulohet identiteti i dillerit që u kap me 30 kg drogë në Malishevë
Përndryshe, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga sektori bankar ka arritur në rreth 4.4 miliardë euro, prej të cilave mbi 1.6 miliardë euro janë kredi që kanë marrë ekonomitë familjare, përderisa rreth 2.7 miliardë euro kredi të korporatave jofinanciare.
Është interesant fakti se nga viti kaluar, ekonomitë familjare janë “zhytur” edhe me shumë borxhe ndaj bankave, ku rritja vjetore e kredive për familjet është 16.3%.