Në këtë datë, dy vite më parë, Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e vendit. Presidentja Osmani ka shkruar për zgjedhjen e saj, duke thënë se populli është udhërrëfyes i punës për gjatë gjithë mandatit.
“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin!” – ka shkruar ajo.
Ndërkohe, të hënën, Vjosa Osmani ka emëruar Donika Kadaj-Bujupi si këshilltare.Edhe Kadaj-Bujupi tashmë e ka bërë “punën e parë” të saj si këshilltare.
Ajo ka shpërndare shkrimin e Osmanit në Facebook. Shpërndarjes së statusit të Osmanit, Kadaj-Bujupi nuk i ka bashkëngjitur ndonjë koment./Botapress.info/