Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë ekzekutuar subvencionet për 500 të punësuarit e parë në muajin shkurt nga platforma ‘SuperPuna’.
Murati ka deklaruar se platforma ‘SuperPuna’, e cila subvencionon një pjesë të pagave për të punësuarit, do të vazhdojë të jetë në dispozicion.
Avokati Keohe para Prokurorisë, përmend të gjitha masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë
Ai ka thënë se bizneset duhet të kalojnë tri faza verifikuese para se të angazhojnë punonjës përmes platformës.
Postimi i plotë:
500 të punësuarit e parë tashmë kanë marrë pagën e parë, dhe superpuna ka ekzekutuar subvencionin për muajin shkurt.
Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:
Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);
Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;
Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.