Sot me fillim nga ora 9:30, ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, gjykim që po mbahet në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Fjalën e parë e kishte Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe avokati i viktimave, të cilët lëshuan një “breshëri” akuzash ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Disa eksponentë të VV-së e kanë komentuar këtë nisje të gjykimit.
Sikurse në postimet e fundit rreth “Marshit për Drejtësi”, eksponentët e VV-së sërish i dolën në mbrojtje kryesisht vetëm Selimit, që dikur ishte deputet e shef i grupit parlamentar të VV-së. Sigurisht, ata e kritikuan Thaçin, duke u bazuar në një deklaratë të Prokurorisë, e cila pretendoi se Thaçi erdhi “fshehurazi” në Hagë për të dëshmuar.
Emri më i madh që e komentoi nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, që është edhe një nga figurat më të rëndësishme të VV-së. Ish i burgosur politik, z. Aliu e përmendi në postimhttps://botapress.info/xhevat-dajaku-rrufe-pabesie/in e tij vetëm Selimin, të cilin dikur e kishte shef në grupin parlamentar. Ai shkroi se beson në fitoren e pashmangshme të gjeneralit, siç ai i referohet Selimit.
LEXO EDHE:
“Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral!
Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!” – shkroi ai.
E pasi mori ca kritika në postim e tij, z. Aliu e shkroi sërish një postim, duke përmendur edhe Thaçin, Veselin e Krasniqin, të cilët i quajti luftëtarë të liris
“Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!” – shkroi Aliu në postimin e dytë.
Selimin e mbrojti edhe avokati Tomë Gashi, që po ashtu njihet si njëri i afërt me qëndrime me partinë në pushtet e si përkrahës i Kurtit. Përmes një postimi në Facebook, z. Gashi i kërkoi prokurorit të kthjellet.
“Kthjellu Prokurori! Vetëm në Gjykatën Speciale, e cila është më tepër gjykatë e Serbisë se sa e Kosovës, dikush mund të akuzohet për gjuajtje me granata kundër stacioneve policore serbo-okupuese!” – shkroi ndër të tjera Gashi.
Ndërsa Egzon Azemi, aktivist i njohur i VV-së e asamblist i saj në Komunën e Prishtinës, shkroi ca fjali në lidhje me Hashim Thaçin. Më saktësisht, aktivisti i VV-së e komentoi deklaratën e prokurorit, i cili tha se Thaçi erdhi fshehurazi në Hagë për të dëshmuar, të cilën gjë Azemi e cilësoi si gabim.
“Edhe një gabim Hashim. Urojmë të jetë i fundit. Prap se prap të uroj lirinë nga këto akuza. Hashimi do duhej të gjykohej nga Gjykatat vendore, për hajni e korrupsion, por jo për luftë. Dhe duhet ta gjykoj vetën, sepse disa herë i la në baltë shokët e vet. Për çka? Veç për vete.” – shkroi ai.
Edhe Rron Gjinovci, që është analist i afërt me qëndrimet e VV-së e të Kurtit, shkroi për këtë çështje, duke e cilësuar veprimin e Thaçit si “spiunim”.
“Nc nc nc e kanë shpijunu njoni tjetrin tinëza në prokurori speciale nëpër intervista secrete. Shumë koka e randë me pa këtë seance” – shkroi ai.
Por çka tha Prokuroria për këtë çështje?
Prokurori Alex Whiting gjatë fjalës së tij në gjykimin e sotëm e targetoi Thaçin, ish-president i Kosovës. Sipas Prokurorit Whiting, Thaçi kishte dhënë disa herë fshehurazi dëshmi në Hagë. Dhe madje, ai edhe i kishte ndërruar deklarimet e tij.
“Thaçi erdhi disa herë në Hagë fshehurazi për të dhënë dëshmi. Disa herë ai mohoi rolin e tij gjatë luftës: pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998, dhe pas kësaj date ekzistonte vetëm në letër. Ai mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat që paraqiten në këtë gjykim tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Ato bien ndesh me deklaratat që Thaçi ka dhënë më herët dhe nga provat e shumta që do të paraqiten në këtë gjykim.” – u shpreh z. Whitning.