Në emër t’Zotit e të urtësisë,
Fjalë për fjalë si tha At’ Fishta:
Zemërvrasësit e shqiptarisë
Mund të vishen n’tirq e n’plisa.
Ra rrufe pabesie,
Mbramje vonë në Drenicë,
Ra tmerrsisht e përgatitur –
Një pusi djajtë kishin ngritur!
Flet Besimi qetë e butë:
– Pse, Bekim, s`flet me mu’!
A s`më sheh në flakë të pushkëve
Mu si daja t’uj luftu’!
– I shoh të gjitha, o Besim,
T’gjitha randë jam t’u i shënu’,
Këta t’mjerë janë argatë t’dreqit,
Drita e diellit i ka verbu’!
– Kah t’qëlloj, o Bekim,
S`duket gjë tani, vonë.
– Qëllo terrin, qëllo flakën,
Zoti është në anën tonë.
Fluturuan të dy bashkë,
Drejt parajsës plot me nder,
Për të urtën, për t`vërtetën
Do të jenë shëmbull përherë!
Ati ynë, bëj uratë,
Bëj lutje, bëj dua,
Lutju Zotit të madhërishëm:
Loti syrin mos më vra’!
Xhevat Dajaku – 2001, –