Prokurori Alex Whiting ka thënë se të akuzuarit kanë kryer krime për të fituar pushtet në Kosovë, ose nga frika se kauza e tyre do të minimizohej nga personat që perceptoheshin si kundërshtarë apo nga urrejtja dhe hakmarrja.
Këtë deklarim ai e tha në fjalën hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Thaçi indiferent kur prokruroi thotë se ai gënjeu dhe i dryshoi deklaratat për luftën
Ai tha se katër të akuzuarit kanë qenë ushtarë por që kanë mbajtur poste të larta në UÇK-së dhe se të njëjtin kanë ndjekur një politikë të shënjestrimit të kundërshtarëve të ashtuquajtur ‘‘spiun’’.
Whiting tha se të njëjtin kanë qenë pjesë e artikulimit dhe zbatimit të kësaj politike.
Ai po ashtu tha se familjarët e këtyre njerëzve janë frikësuar se do t’i keqtrajtonin apo vrisnin ata sepse sipas tij e dinin si do të trajtoheshin kur etiketoheshin tradhtarë në Kosovë.
Ndërkaq tha se edhe disa ndërkombëtarë që nga viti 1998 e dinin se çfarë po ndodhte./Botapress.info/