E diela ka qenë ditë e rëndë për familjen Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit. Djali i tyre, Leonisi ka humbur jetë papritmas gjersa ishte mysafir tek disa familjarë në fshatin Treboviq të Pejës.
10 vjeçari dyshohet se humbi jetën duke rënë nga ballkoni i një shtëpie.
Vdes një fëmijë në Pejë: U rrëzua nga ballkoni i një shtëpie ku kishte shkuar mysafir
Familja Sadikaj ka njoftuar se varrimi i djalit të tyre do të bëhet sot nga ora 14:00 në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Gazeta i shpreh ngushëllime familjes Sadikaj./Botapress.info/