Sot në kryeqytet po mbahet “Marshi për Drejtësi” në shenjë solidarizimi për ish-krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë, dhe për këtë ka reaguar gazetari Valon Syla.
Ai me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është tubimi më i madh në Kosovë që prej më shumë se 30 vjetëve.
Syla tha se përveç kërkesës së marshuesve për drejtësi për ish-krerët e UÇK’së, ai tha se kjo e reflekton edhe pakënaqësinë qytetare edhe ndaj qeverisjes së tanishme.
“Kësi tubimi masiv, civil dhe qytetar nuk ka pasur në Kosovë nga viti 1989 e deri më sot me 2 prill 2023.
Në këtë tubim poashtu përpos kërkesës për drejtësi për UÇK’në, Thaçin dhe Veselin… reflekton edhe paknaqësinë kosovare ndaj ngjarjeve, qeverisjes të dobët dhe mashtrimeve. Liria ka Emër. Albin Rrenci, a po e sheh? Vetëmenaxhoje tash”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që sot qindra autobusë dhe mijëra qytetarë anembanë Kosovës kanë zbarkuar në sheshet e kryeqytetit.
Marshi ka filluar në ora 14:00 me pamje mahnitëse nga prezenca e mijëra qytetarëve në sheshe./Botapress.info/