Në ditën e djeshme, në Klinikën e Pediatrisë, për fëmijët e prekur nga kanceri, por që po trajtohen e shërohen aty, u shpërndanë mbi 300 dhurata nga Labinot Azemi, aktivist i zëshëm për bullizimin në shoqëri dhe gjithashtu tash edhe moderator i emisionit “Thuhet”, ku të ftuarit janë të gjithë njerëzit me influencë në Kosovë e që në fëmiri ishin bullizuar nga shoqëria, shkruan Botapress.info
E gjithë këtë, Azemi thotë se po e bënë për t’u folur fëmijëve për bullizmin dhe luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar, e pranishme në shoqërinë tonë, fatkeqësisht.
Labinoti mbetet ndër aktivistët më të njohur në vendin tonë i cili pa përtesë dhe me vendoshmëri, flet dhe e lufton këtë dukur, duke nis e zhvilluar fushata të ndryshme sensibilizuese e vetëdijësuese, fushatë kjo e cila po mbështet nga shoqëria e gjerë, por mbështetje më e madhe për në sukses të mirëfilltë pritet edhe nga institucionet e vendit.
Azemi thotë se nuk do të ndalet duke ndihmuar të tjerët sidomos fëmijët që janë të prekur nga çdo sëmundje./Botapress.info