Analisti politik, Vehbi Kajtazi, është shprehur se sot është dashur që Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të jetë në gjykatë e të japë llogari për vepër penale të huliganizmit.
Kajtazi e cilësoi Sveçlën si një huligan me aktakuzë, i cili sipas tij, refuzon t’i përgjigjet drejtësisë dhe në t njëjtën kohë mundohet të bëjë rend e ligj.
“Sot ka ministre të Qeverisë Kurti për vepër penale, e që është Rozeta Hajdari. S’ka më standard që zyrtarët e lartë të shtetit nuk duhet të kenë procedura penale derisa ushtrojnë funksione të rëndësishme publike dhe ku ka funksion më të rëndësishëm sesa ministrja e Drejtësisë dhe ministri i Punëve të Brendshme”, është shprehur Kajtazi në Rubikon.
Tutje, ai tha se prëj ditës që është votuar në kuvend Ligji për KPK-në, është ditur që është ligj anti-kushtetues.
Kujtojmë se sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ministrit Sveçla, anëtarëve e ish-anëtarëve të VV-së pasi të njëjtit dyshohet se hodhën mjete të forta në drejtim të policisë, duke i lënduar ata në protestat e vitit 2013.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se mospjesëmarrjen në këtë seancë e kishte arsyetuar me angazhime urgjente. Por, një gjë të tillë nuk e kanë bërë disa ish-partiakë të Sveçlës.