Afërsia që është krijuar në mes të kryeministrit Kurti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj duket se e ka një shkas. Analisti Ilir Mirena ka thënë se Haradinaj mund të bëhet president i Kosovës.
Mirena përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzoj Osmanin dhe për këtë arsye Haradinaj po provon të bëhet president.
“Ramush Haradinajt iu kanë kthy shpresat se mund t’bahet President i Kosoves. Burime te mirëinformuara tregojnë që Gjykata Kushtetuese vendos në favor te ish deputetit Veton Berisha, e kjo mund ta rrezojë Vjosa Osmanin. Pastaj, Ramushi provon të bëhet president. Nëse ia del, AAK futet ne Qeverinë Kurti. E shmoklanit Kurti i duhet një krah i luftës qe ta zbatojnë Zajednicen. Ramushi është karta e arte per k’so situata delikate”, shkroi ai.
Sipas analistit ka plotë shenja që tregojnë kjo mund të ndodh.
“Si dikur me Demarkacionin. Harrohen krejt t’shamet ma t’ulta ndaj njani tjetrit dhe bashkejëtojne te lumtur deri në krizen e radhës. Ka plot shenja që qojne në këtë drejtim, afrimi i Kurtit me Ramushin dhe kili mili tjera të politikes kosovare… Veç me Prindonin s’dihet çka bahet!”, tha ai.