Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të marrë pjesë në aktivitetin “Marshojmë për Drejtësi”, këtë të diele të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate e mbështet këtë aktivitet.
Ky aktivitet që do të mbahet këtë të diel, organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë.
Procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë më 3 prill.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta./Botapress.info/