Investimet kapitale janë pothuajse inekzistente, rritja ekonomike ka marrë tepojzën e standardi i jetesës ka pësuar rënie enorme, por Ministri i Financave Hekuran Murati, nga membrana e një realiteti alternativ e në stilin popullist të frazave, thotë se “thyesi i shqyer i financave është qepur”.
Me këso frazash pothuajse të filmave të vizatuar me të cilat supozon të krijojë përfytyrim infantil të gjendjes së financave të shtetit, Murati u paraqit me një grafikon në Facebook-un e tij për të treguar se “Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik”.
Tubimi i Shefqet Krasniqit: Politikanët bojkot, zero gra, iftari me ilahi të Adem Ramadanit
“Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur. Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”./Botapress.info/