Dy ditë më parë, të dielën disa persona kanë shtënë në drejtim të godinës së Top Channel duke lënë kështu të vrarë rojën i cili po qëndronte në kabinën e tij.
Opinionisti dhe blogeri Olti Curri, ka thënë se nga burimet që ai ka, Top Channel po mendon që sonte të shpall fituesit dhe të shtunën të jetë finalja e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania.
Krejt kjo, pasi sipas Oltit, familjarët e konkurrentëve i kanë bërë presion vazhdimisht produksionit që të përfundoj ky format dhe banorët të largohen nga aty, pasi nuk ndjehen të sigurt.
Kujtojmë, se të shtunën, Arbana u komunikoi banorëve se ky edicion do shtyhej edhe për 40 ditë, deri më 6 maj./Botapress.info/