Deputeti pa subjekt politik aktualisht, Haki Abazi ka nxjerrë disa detaje të pathëna që janë zhvilluar në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka treguar se zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi i ka thënë deputetit të LVV-së, Salih Zyba se “Vetëvendosja nuk mund të qeverisë ashtu siç ka premtuar kur ka qenë në opozitë”, raporton Botapress.
Abazi: Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë
“Kanë filluar mandej. Për Besnik Bislimin natyrisht dhe Dejoha Mihalin po flas. Sigurisht. Salih Zyba i ka pasur dy vërejtje në Grup Parlamentar dhe të del publikisht. I ka thënë ‘kujdes se tash nuk mundemi na me udhëheq me LVV-në në qeveri si ashtu qysh kemi thënë në opozitë, ka forma, kanë ndryshuar gjërat’”, shto ai .
Ai po ashtu u shpreh se kur ka qenë në darkë me kryeministrin Albin Kurti, “më nxorën nga numri 8 në numrin 19”.